AKTUALITET, 28 Shkurt 2022, 20:37

Dorëzohet Armand Duka, kërkon shtyrjen e zgjedhjeve në FSHF

Dorëzohet Armand Duka, kërkon shtyrjen e zgjedhjeve në FSHF

Tërhiqet Armando Duka nga zhvillimi i zgjedhjeve të 2 marsit në Federatën Shqiptare të Futbollit, duke njohur kështu fitoren e kryebashkiakut Erion Veliaj në Gjykatë.

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e FSHF-së dhe vendimit të sotëm për pezullimin e Armand Dukës nga funksionet, ky i fundit njofton se pranon shtyrjen e zgjedhjeve.

Edhe pse tashmë është gjykata ajo që ka vendosur për shtyrjen e zgjedhjeve për Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së në një datë tjetër, Duka përmes një postimi në Facebook thotë se do të propozojë edhe ai zhvendosjen e zgjedhjeve në një datë tjetër.

“Duke qenë dëshmitar të një procesi të ndërlikuar me debate e akuza, por edhe disa vendime gjyqësore, përfshirë dhe atë për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë që duhet të respektohen detyrimisht, unë do t’i propozoj dhe do t’i kërkoj Asamblesë që pikën e rendit e ditës për zgjedhjet e organeve drejtuese të FSHF për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv, të shqyrtohen në një datë tjetër”, shkruan Duka.