TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Për herë të parë në Shqipëri, keqtrajtimi dhe braktisja e kafshëve parashikohen si vepra penale me dënime deri në 3 vite burg.
Drafti i ri i Kodit Penal, tashmë në konsultim publik, përfshin një kapitull të posaçëm për mbrojtjen e kafshëve, duke sanksionuar rastet e dhunës, trajtimit çnjerëzor dhe braktisjes së tyre.
Çfarë parashikon drafti:
Braktisja: Pronari që lë pas dore kafshën në rrethana që rrezikojnë jetën ose shëndetin e saj, përballet me gjobë ose deri në 3 vite burg.
Dhuna: Dëmtimi i përhershëm ose i përkohshëm i kafshëve shtëpiake, përfshirë edhe aktet me natyrë seksuale, dënohet me deri në 3 vite burg. Nëse nga keqtrajtimi kafsha ngordh, dënimi rritet me 50%.
Moskujdesi në publik: Pronari që nuk kontrollon kafshën (p.sh. mungesa e maskës mbrojtëse tek qentë) dhe ajo shkakton lëndime, rrezikon deri në 6 muaj burg.
Ndeshjet me kafshë: Organizimi, promovimi apo trajnimi për përleshje dënohen deri në 6 muaj burg, ndërsa vendosja e basteve me deri në 2 muaj burg.
Rrethana rënduese: Mizoria, kryerja për fitim, në prani të fëmijëve, me armë apo shpërndarja e pamjeve në rrjete sociale e rrisin dënimin deri në 50%.