AKTUALITET, 23 Mars 2022, 17:04

EMRI/ I dënuar me 11 vite burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Shqipëri 45-vjeçari

EMRI/ I dënuar me 11 vite burg për trafik droge në Itali,

Një 45-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, është arrestuar nga policia e Dibrës.

Sipas uniformave blu, në pranga është vendosur shtetasi Roland Farruku, banues në Peshkopi.

Mësohet se 45-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Ankonës me 11 vite e 10 muaj burg për trafik droge.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Strukturat hetimore të DVP Dibër dhe Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Roland Farruku 45  vjeç, banues në Peshkopi, Dibër.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, pasi Gjykata e Ankonas,  e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet, 10 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale “Trafik Narkotikësh”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Në përfundim të  veprimeve të para hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.