AKTUALITET, 23 Mars 2022, 16:42

“Bota do të vijojë të përballet me çmime të larta”/ Guvernatori Sejko: Ekonomia shqiptare me rritje gjatë këtij viti! Ja sa do jetë norma e inflacionit

“Bota do të vijojë të përballet me çmime

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se rritja ekonomike në vendin tonë do të vijojë edhe përgjatë vitit 2022.

Në një konferencë për mediat ku foli për goditjen e Shqipërisë nga rritja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe karburanteve, Sejko tha se norma e inflacionit do të luhatet në 5-6%.

Ndër të tjera, Sejko u shpreh se e gjithë ekonomia botërore po përballet me çmime të larta të ushqimeve dhe të lëndëve të para.

“Ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet. Informacioni i ri, sygjeron se ekonomia botërore do vijojë të përballet me çmime të larta të ushqimeve. Inflacioni i çmimeve të ushqimeve të konsumit, shënoi rritje në tremujorin e parë. Të dhënat zyrtare mungojnë, informacioni tregon një rritje në muajin mars. Inflacioni në Shqipëri është ndikuar nga çmimi i ushqimeve, naftës. Trendi rritës i inflacionit, tregon rritjen e kërkesës dhe punësimit. Këto të dhëna kanë qenë të larta, gjatë gjysmës së dytë të vitit të shkuar. Ecuria e mëtejshëm e çmimeve, do ndikohet nga vijimi i konfliktit në Ukrainë. Të dhënat që vijnë nga tregjet e huaja, sinjalizojnë se çmimet në tregjet e larta do mbeten të tilla gjatë vitit 2022. Projeksionet globale të inflacionit, janë për sipër.

Ekonomia ka shfaqur shenja rimëkëmbje. Aktiviteti ekonomik ka kaluar nivelin e regjistruar përpara tërmetit. Rritja ekonomike ka pasur një bazë të gjerë. Rritja ekonomike është ushqyer nga rritja e kërkesës së huaj, ambient ii favorshëm financiar. Rritja ekonomike është pasqyruar në rritjen e nivelit të punësimit. Të dhënat e INSTAT u rrit me 2.1% në terma vjetor. Ekonomia shqiptare do vijojë të rritet gjatë vitit 2022. Rritja ekonomike do mbetet positive edhe nëse goditjet do të jenë më të forta se ajo që kemi vlerësuar. Sipas skenarit bazë, inflacioni do luhatet në nivelin 5-6% për pjesën tjetër të mbetur të vitet. Gjatë vitit 2023 do të vijë me ulje. Këshilli Mbikëqyrës vendosi, rritjen me 0.5% të normës bazë të interesit”, tha Sejko.