TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Që prej tre ditësh forcat Shqiponja të Drejtorisë së Policisë Elbasan kanë kryer operacione blic në qytetin e Gramshit.
Nga operacionet janë shoqëruar disa persona për verifikim e më pas janë lënë të lirë.
Kontrolle të shumta janë bërë në automjetet me xhama të zinj, ku për disa drejtues automjetesh janë marrë masa administrative.
Dy furgonët me forcat Shqiponja thuajse kanë krehur të gjitha lagjet e qytetit. Ende nuk dihet pse ky operacion blic po kryhet në këtë qytet dhe nëse ka dyshime se fshihen persona në kërkim. Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar.