TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Parlamenti Europian pritet të martojë një rezolutë të martën, duke iu bërë thirrje institucioneve të BE-së, që të punojnë për dhënien e statusit kandidat Ukrainës. Më pas, ato thonë që së bashku të punohet për integrimin në tregun e përbashkët të BE.
Presidenti i Ukrianës, Volodymyr Zelenskiy, bëri një letër zyrtare aplikimi për anëtarësim në BE.
Një zyrtar i BE-së ka shpjeguar procesin. Letra e aplikimit i është shkruar presidentit të këshillit të BE-së që aktualisht mbahet nga Franca.
Shtetet anëtare, parlamenti evropian dhe parlamentet kombëtare më pas informohen për aplikimin nga këshilli.
Një takim i 27 ministrave të çështjeve të BE-së, i njohur si këshilli i punëve të përgjithshme, duhet të marrë një vendim për të kërkuar zyrtarisht opinionin e Komisionit Evropian për aplikimin.
Normalisht do të duheshin 15 deri në 18 muaj që komisioni të jepte opinionin e tij, megjithëse kjo periudhë mund të shkurtohet ndjeshëm “në varësi të konsideratave politike”, tha zyrtari.
Ekziston një periudhë e para-anëtarësimit me kohëzgjatje të ndryshme, gjatë së cilës vendi kandidat përshtat institucionet, standardet dhe infrastrukturën e tij për t’i mundësuar atij të përmbushë detyrimet e tij si shtet anëtar. Procesi i anëtarësimit përfshin respektimin e kritereve të anëtarësimit duke përfshirë miratimin dhe zbatimin e ligjit të BE-së.