AKTUALITET, 3 Korrik 2023, 17:39

“300 mijë euro për një gjyqtar në Gjykatën e Lartë”, deputeti i PD lëshon akuzat: Në krye të Kushtetueses keni vënë një kukull

“300 mijë euro për një gjyqtar në Gjykatën e

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula u shpreh besimplotë për SPAK, ndërsa për institucionet e tjera kishte rezerva. Nga foltorja e Kuvendit, ai tha se maxhoranca nuk duhet të mburret se ishte ajo iniciatore për ngritjen e SPAK. Sipas tij,  iniciatorë për ngritjen e SPAK ishte SHBA, ndërsa për Gjykatën Kushtetuese tha se në krye të saj qeveria ka vënë një ‘kukull’, për ta përdorur.

“Fat i madh që reforma në Drejtësi është prej SHBA, sepse nuk latë gjë pa bërë nga të dyja krahët që ta bllokoni atë reformë. Ishte detyrim nga SHBA sepse kishte vajtur atje ku nuk mban më.

Respekt do kem vetëm për një institucion, SPAK, ndërsa për të tjerat kam shumë rezerva. Paguheshin 300 mijë euro për një gjyqtar në Gjykatën e Lartë … I bëtë presion gjykatës Kushtetuese dhe keni vënë atje në krye të saj një kukull. Këto janë faktet, po e kapni drejtësinë nga çdo cep. SPAK nuk është i kapur, ka tentativa, por fatmirësisht nuk është kapur”, tha ai ndër të tjera.