TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bill Clinton ka shërbyer si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1993 deri me 2001.
8 vite të mbushura me ulje dhe ngritje, por Clinton do të mbahet mend si presidenti që solli prosperitet dhe progres në jetën e qytetarëve amerikanë
Ja cilat ishin sukseset e tij në të gjitha fushatë ekonomi, drejtësi, apo edhe çështje sociale:
Gjatë presidencës së tij u regjistrua zgjerimi më i madh ekonomik në historinë amerikane.
Në 8 vite u krijuan më shumë se 22 milionë vende të reja pune.
Pronësia më e lartë e shtëpive në historinë amerikane. Një ekonomi e fortë dhe disiplinë fiskale mbajtën normat e interesit të ulëta, duke bërë të mundur që më shumë familje të blejnë shtëpi.
Një tjetër sukses ishte fakti se në 30 vite u regjistrua papunësia më e ulët.
Rritja e standardeve arsimore, dyfishimi i investimeve në arsim dhe trajnim i dha më shumë mundësi të rinjve dhe familjeve amerikane.
Presidenti Clinton dhe zv.presidenti Gore dyfishuan ndihmën financiare për studentët.
Gjatë 8 viteve shërbim, 95% të shkollave u pajis me internet.
Shkalla më e ulët e krimit në 26 vite është një nga progreset e presidencës Clinton, ku u vlerësua për faktin se u vendosën 100 mijë policë në rrugë
Presidenti Clinton dekretoi legjislacionin më gjithëpërfshirës të sigurisë së armëve, një çështje me shumë rëndësi për amerikanët.
Akti i Pushimit Familjar dhe Mjekësor për 20 milionë amerikanë ndihmoi familjet.
Reformat e ndërmarra bënë që qytetarët të kishin të ardhurat më të larta në të gjitha nivelet.
Po ashtu, gjatë kësaj kohe u regjistrua shkalla më e ulët e varfërisë në 20 vjet.
Ai u vlerësua për uljen e numrit të lindjeve te adoleshentët, po ashtu u regjistrua shkalla më e ulët e vdekshmërisë foshnjore në historinë amerikane.
Presidenti Clinton çaktivizoi më shumë se 1700 koka bërthamore nga ish-Bashkimi Sovjetik.
Ai Mbrojti miliona hektarë tokë amerikane, shleu 360 miliardë dollarë të borxhit kombëtar. Në tre dekada qeveria pati shpenzimet më të ulëta. Numri i familjeve që zotërojnë aksione u rrit me 40% që nga 1992. Një tjetër sukses për të cilin vlerësohet e mbahet mend Bill Clinton është sepse kishte kabinetin më të larmishëm në historinë amerikane. Presidenti ka emëruar më shumë afrikano-amerikanë, gra dhe hispanikë në kabinet se çdo president tjetër në historinë amerikane.
Kontributi për shqiptarët
Kur Kosova po ballafaqohej me një pastrim etnik dhe gjenocid, aleatët perëndimorë kishin vendosur që kjo të mos vazhdonte më. Kështu, të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO, më 24 mars të vitit 1999, filloi sulmet ndaj pozicioneve serbe. Dhe njeriu që kishte dhënë “dritën jeshile” për fillimin e fushatës së bombardimeve kishte qenë, kush tjetër pos presidentit amerikan, Bill Clinton.
Në këtë drejtim, presidenti Clinton kishte mbajtur një fjalim historik para popullit amerikan, një përmbledhje të së cilit ua sjellim më poshtë:
Qytetarët e mi amerikanë, sot forca jonë ushtarake iu bashkua aleatëve tanë të NATO-s në sulmet ajrore kundër forcave serbe, përgjegjëse për brutalitetin kundër Kosovës.
Kemi vepruar për disa arsye, për të mbrojtur jetët e mijëra njerëzve të pafajshëm në Kosovë nga ofensivat ushtarake si dhe kemi vepruar për të parandaluar një luftë më të madhe.
Qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë për të ruajtur paqen.
Duhet të veprojmë në Kosovë para se të ndodhë e njëjta gjë sikurse në Bosnje e Kroaci.
Sot ne dhe 18 aleatët tanë të NATO-s jemi pajtuar të bëjmë atë që kemi thënë se do ta bëjmë, atë çfarë duhet të bëjmë për të kthyer paqen.
Misioni ynë është i qartë, të demonstrojmë seriozitetin e qëllimit të NATO-s, që udhëheqësit serbë të kuptojnë se nuk do të lejojmë ofensiva të përgjakshme kundër të pafajshmëve në Kosovë.
Shkurt, nëse presidenti Millosheviq nuk dëshiron të bëj paqe, ne do të limitojmë kapacitetet e tij për të bërë luftë.
Tani dua të jem i qartë me ju, ka rreziqe në këtë ndërhyrje ushtarake, për pilotët tanë dhe njerëzit në tokë, mbrojtja ajrore e Serbisë është e fortë, ata mund të vendosin për të intensifikuar sulmet në Kosovë, apo të kërkojnë të na lëndojnë neve apo aleatët tanë. Nëse e bëjnë këtë, ne do të çojmë një përgjigje të fuqishme".
Sulmet e NATO-s zgjatën 78 ditë, deri në momentin e arritjes së asaj që quhet Marrëveshja e Kumanovës.
Kështu ndodhi edhe kapitullimi i Slobodan Millosheviqit dhe forcat serbe filluan ta lëshojnë Kosovën.
Përveç fjalimit të presidentit Clinton, më poshtë janë edhe disa video të tjera në të cilat ish-presidenti amerikan shihet në vende të ndryshme, me aktivitete që kanë të bëjnë me Kosovën.