TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë janë të parët që do t’i nënshtrohen fazës së dytë të konkurrimit (që është dhënia e provimit të informatizuar) për vendet e lira të punës në shkollat publike të arsimit parauniversitar në vend.
Numri i kandidatëve të kualifikuar për në provim, tregon se gara për punësimet e reja në këtë profil do të jetë e ashpër, pasi vendet vakante që raportojnë shkollat e arsimit parauniversitar, janë shumë të pakta, përballë këtij fluksi të lartë kërkesash të paraqitura nga mësuesit nëpërmjet portalit të punësimit “Mësues për Shqipërinë 2023”.
Sipas listës së shpallur nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit janë 1040 mësues të gjuhës shqipe dhe letërsisë që duke nisur nga dita e nesërme do t’i nënshtrohen provimit të informatizuar në vijim të procedurave të punësimit nëpërmjet këtij portali. Listën e detajuar të kandidatëve që kalojnë në testim e gjeni të plotë në vijim të shkrimit. Provimet për këtë profil lëndor do të zhvillohen deri ditën e premte, dhe çdo ditë në QSHA do të ketë 5 turne testimesh.
“Për çdo kandidat, orari i pjesëmarrjes në testim është i përcaktuar dhe nuk do të ketë ndryshime orari përtej planifikimit të publikuar”, bëjnë me dije autoritetet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit. Çka do të thotë se mësuesit duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të paraqiten për të zhvilluar testin vetëm në datën dhe orarin e përcaktuar specifikisht për secilin prej tyre. Në të kundërt e humbasin të drejtën për të vijuar më tej garën e punësimit përgjatë këtij viti.