AKTUALITET, 3 Korrik 2023, 14:15

47 kilogram kokainë, GJKKO kthen për hetim dosjen e babait të Arbër Cekajt. Ja çfarë dyshohet

47 kilogram kokainë, GJKKO kthen për hetim dosjen e babait të

GJKKO ka kthyer për hetim në Prokurorinë e Posaçme, SPAK dosjen ndaj Selim Cekajt, babai i Arbër Cekajt i dënuar me 14 vite burg për trafikim kokaine.

Dosja e Selim Cekajt është kthyer për hetim pasi SPAK kërkoi pushim të hetimeve, pasi nuk kishte prova.

Selim Cekaj dyshohet për transportin e 47 kg kokaine, ndërsa djali i tij është dënuar me burg për transportimin e 613 kg kokaine.