TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

E ashpër ka qenë në fjalimin e saj sot deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka. Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit, Açka lëshoi akuza ndaj qeverisë “Rama”, duke e akuzuar si të korruptuar. Açka i bëri thirrje drejtësisë, që të merret me korrupsionin dhe të guxojë që t’i afrohet njerëzve të pushtetit.
“Prokurorë ndihmojeni shtetin, por jo duke i ardhur rrotull oborrit të korrupsionit. Merruni me princërit e vërtetë dhe guxoni t’i afroheni mbretërve të korrupsionit. Mos kërkoni që shqiptarët të bëjnë edhe pagesën e frikës për ju. Ngrihuni në lartësinë e duar. Mbase kërkojmë shumë të themi se duam standarde europiane të drejtësisë, por shihni rastin e Kroacisë”, tha ajo.
Ndërkohë në raportimin e tij në Kuvend, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u ndal tek shqetësimi i ekstradimit të personazheve të njohur të botës së krimit që fshihen në Dubai. “Problematikë është mungesa e ekstradimit të eksponentëve të krimit të organizuar kryesisht nga Emiratet Arabe. Është një problematikë që ka vënë në vështirësi hetimet sa i takon përballjes së autorit të veprës penale në sallën e gjyqit. Procedurat e ekstradimit vijojnë. Deri tani nuk kemi marrë asnjë refuzim por nuk kemi asnjë të ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha drejtuesi i SPAK.