TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton ndodhet sot në Tiranë, ku do të qëndrojë për gati 24 orë. Pas ardhjes së tij në Shqipëri për herë të parë, me anë të një postimi në “Facebook” ka reaguar edhe presidenti, Bajram Begaj.
“Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton” shkruan ndër të tjera ai, teksa nuk lë pa përmendur se Shqipëria dhe shqiptarët i janë përjetë mirënjohës për gjithçka që ka bërë për kombin tonë, e në veçanti për Kosovën.
MESAZHI I BEGAJT
Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton! Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën.
Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë. Ju faleminderit nga zemra!
CEREMONIA
Një ceremoni e posaçme zyrtare, ku të pranishëm do të jenë dhe qytetarë, është planifikuar të zhvillohet për ndër të tij pasditen e të hënës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, kryeministri Edi Rama dhe ish-presidenti Bill Clinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.
Kryeministri Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të nderojë Clinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.