AKTUALITET, 3 Korrik 2023, 15:56

Ish-presidenti Clinton në Tiranë, Rama publikon foton nga pritja në Rinas: Me mikun e përjetshëm të kombit shqiptar

Ish-presidenti Clinton në Tiranë, Rama publikon foton nga pritja

Për herë të parë, ish-presidenti i SHBA-ve Bill Clinton ka vizituar sot Tiranën. Kryeministri Rama ndarë me ndjekësit në ‘Facebook’ foton nga pritja e ish-presidentit amerikan Bill Clinton.

“Rinas – Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri????????????????????

*Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët” shkruan Rama.

Ish-Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara, Clinton do të marrë dekoratën “Ylli i mirënjohjes për arritjet publike”.