AKTUALITET, 3 Korrik 2023, 16:33

Tentuan të vrisnin një person në një lokal në Tiranë, kush janë tre autorët e dyshuar, të shpallur në kërkim (EMRAT)

Tentuan të vrisnin një person në një lokal në

Zbardhet ngjarja e ndodhur pak ditë më parë, në ambientet e një lokali në qytet, ku për motive të dobëta, u tentua të vritet me armë zjarri shtetasi Tonin Ramaj (Hosaj), i cili mbeti i plagosur.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasit Ermal Haxhiraj alias Bashkim Brahimaj, Neritan Xhaferaj dhe Ermal Osmenaj, të cilët nga veprimet e shpejta hetimore, u identifikuan si bashkëpunëtorë të dyshuar për këtë tentativë për vrasje.

Gjithashtu është proceduar administratori i lokalit shtetasi Katrin Limaj, ku ndodhi ngjarja, pasi u konstatua se në këtë ambient organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin.