AKTUALITET, 3 Korrik 2023, 15:09

Ulet në Rinas avioni i Clinton, kryeministri Rama pret ish-presidentin e SHBA

Ulet në Rinas avioni i Clinton, kryeministri Rama pret ish-presidentin e

Ka mbërritur në Tiranë ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Avioni i tij është ulur në Rinas, ndërsa e ka kitur kryeministri Edi Rama.

Në orën 19:25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Clinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.  Clinton vjen për herë të parë në Shqipëri, në shenjë falenderimi për atë që ai dhe vendi i tij kanë bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët, dhe së dyti, vjen në një moment të vështirë për Kosovën.

 

Clinton njihet si presidenti që ka bërë shumë për shqiptarët. Historia flet për të, pasi është presidenti që i dha urdhër NATO-s të ndërhynte në vitin 1999 në Kosovë e të bombardonte trupat jugosllave.