TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani, ka paraqitur këtë të hënë në Kuvend raportin vjetor të SPAK.
Deputetja demokrate, Albana Vokshi, e ka pyetur se çfarë po ndodh me kallëzimet për krimet elektorale të 2021 dhe çështjen e McGonigal. Ai iu kundërpërgjigj duke i vënë në dukje se pjesa më e madhe e tyre janë në hetim, dhe se nuk mund të japë të dhëna e të raportojë për çështje konkrete.
“Pjesa më e madhe e tyre janë në hetim. Nuk mund të jap të dhëna e të raportoj për çështje konkrete. Por përsa kohë janë në hetim, ndaj me ju të njëjtën shqetësim me ju lidhur me disa çështje që janë të mbartura, që kanë kohë në hetim dhe duhet të disponohen nga prokurorët me një vendimmarrje.
Unë si drejtues Prokurorie kam të drejtë ti krijoj kushtet dhe infrastrukturën e nevojshme. Që nga dita e parë në këtë detyrë jam përpjekur ta bëj dhe shpresoj që në të ardhmen të kemi përgjigje me vendimmarrje”, përfundoi ai.