TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Negocime te drejtpërdrejta. Kontrata pa garë”. Ky është konstatimi që bën “Open Data Albania” një forum ku denoncohen abuzime me paratë publike në tendera dhe koncesione.
Rasti më i fundit është ai për Bashkinë e Tiranës e cila ka tenderuar 278 milion lekë për të mbjellë pemë në zonën industriale Kamez-Kashar.
Open Data Albania zbulon se kontrata e Bashkisë është abuzive, pasi ajo është bërë me negocim te drejtpërdrejtë dhe pa garë. Kjo të bën të dyshosh se ka qenë i paracaktuar fituesi.
Një tjetër element që bie në sy në këtë tender është se ai është marrë nga “Fusha Shpk” e cila është përfolur kohët e fundit si e preferuara e kreut të bashkisë.
Pra shfaqjet e Lali Erit kohët e fundit me lopatë në dorë çdo ditë në çdo ekran TV për të mbjellë pemë paskan në prapaskenë tendera disa milionësh./LAPSI.al/
