TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aspak e qetë nuk ka qënë debati në emisionin Top Story, mes avokat Spartak Ngjelës dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit. Situtata ka kaluar në akuza personale dhe fyerje të rënda, aq sa avokat Ngjela ka folur nëpërdhëmbë që ti mbyllej mikrofoni Kryemadhit se po flet pa pushim.
Ngjela: Flakadanët hidhi në ballkonin tëndë, jo në parlament
Kryemadhi: Avokat ti shquhesh për xhentil, mos ma ngri zërin mua. Mos bëj demagogun me mua.
Ngjela (flet pa mikrofon): Mos i jep mikrofonin asaj, se nuk po ndalon. Kjo është çmenduri, nuk ka kuptim kjo gjë.
Balla: Zonja Kryemadhi faleminderit për lidhje direkte...
Kryemadhi: Sokol, prit të mbarojë fjalinë. Nuk mund të ma mbyllësh mua fjalën se ka njerëz aty në studio që abuzojnë dhe fyejnë.
Ndërkohë kryetarja e LSI u ndal edhe tek roli i prokurorisë, duke thënë se ka dështuar të hetojë dosjen e Damian Gjiknurit, duke e mbyllur para 3 vitesh. Gjithashtu sipas Kryemadhit nuk janë hetuar as koncesionet në Shëndetësi.
/TPZ.AL/