TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, autori i dy golave në fitoren e bujshme 2-3 ndaj Turqisë në Antalia, falënderoi të gjithë ata që i kishin dërguar urime dhe “sms”.
“Bravo cuna super performance nga te gjith mbrem. Ju Falenderoj te gjitheve per sms e derguara edhe urimet qe me keni bere... Te vazhdojm ne kete rrug per ti perseritur enderrat qe i kemi bere me par se bashku !!! Faleminderit AS10@ Antalya, Turkey”, shkruante në mesazhin e tij Sadiku.
Sulmuesi është tashmë në kuotën e 11 golave me Kombëtaren, duke qënë shënuesi i katërt më i mirë i saj pas Erjon Bogdanit (18), Alban Bushit (14) dhe Ervin Skelës (13), por Sadiku ka ende ndeshje para tij.
Armando Sadiku është autori i golit të vetëm të Shqipërisë në finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”, me golin e shënuar në fitoren 1-0 kundër Rumanisë.
TPZ.AL
[gallery ids="20459,20460,20461,20462,20463,20464,20465"]