TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trafiku ndërkombëtar i drogës “prodhon” të arrestuarit e rinj në Itali.
Mediet italiane bëjnë të ditur se operacion i koordinuar i disa njësive policore dhe Prokurorisë së Napolit ka sjellë arestimin e 26 personave, midis tyre 7 shqiptarë në qytetin e Açeras (60 mijë banorë), në zonën metropolitane të Napolit.
Ja dhe shqiptarët e arrestuar: Luan Cika, 36 vjeç; Arjan Demiri, 30 vjeç; Altin Hoxha, 47 vjeç; Xhimy Isiu, 33 vjeç, Everton Ndreraj, 26 vjeç, Eduard Shehaj; 39 vjeç; Mirjan Xhemalaj, 57 vjeç.
Hetimet kishin nisur në maj të vitit 2016. Shqiptarët bënin pjesë në një organizatë kriminale që trafikonte heroinë, kokainë dhe marihuanë në provincat e Napolit dhe Kazertës.
Sipas Iilgazzettinolocale.com, vlera e drogës së kapur në momentin e arrestimeve kapte më shumë se gjysmë milioni euro.
TPZ.Al