TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto Palermos, në Himarë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Ngjarja është raportuar rreth orës 05:00, kur shërbimet janë njoftuar për aksidentin. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, një grup shërbimi është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Me mbërritjen në vendngjarje, shërbimet kanë konstatuar tre persona të aksidentuar. Të tre të dëmtuarit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa nuk ka informacion zyrtar për gjendjen shëndetësore të të dëmtuarve.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.