TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
25 dinastitë më të pasura në botë zotërojnë së bashku 1,4 trilionë dollarë, 250 miliardë dollarë më shumë se sa vitin e kaluar. Ky është përfundimi i një studimi të “Bloomberg”, sipas të cilit më të pasurit e botës vetëm sa pasurohen edhe më shumë, duke fituar miliona dollarë çdo orë.
E vlerësuar momentalisht si familja më e pasur në botë, ajo Walton, që ka në pronësi rrjetin e supermarketeve “Walmart”, fiton mesatarisht 4 milionë dollarë çdo orë, ose 70 mijë dollarë çdo minutë, ndërsa për krahasim, arkëtarët që punojnë në këto supermarkete fitojnë 11 dollarë në orë.
Trendi i pasurimit të mëtejshëm të pasanikëve vazhdon edhe në Azi dhe Europë, sipas “Bloomberg”. Në listën e familjeve më të pasura përfshihet ajo Mars, me një pasuri që llogaritet në 127 miliardë dollarë, ose 37 miliardë më shumë se sa vitin e kaluar. Ndërsa risi në listën e këtij viti është familja mbretërore saudite, me rreth 100 miliardë euro pasuri.