TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia amerikane ka vënë në pranga një të ri shqiptar, pasi notoi përmes rrjetës së poshtme të lumit Niagara.
Bëhet fjalë për 27-vjeçarin, Robert Kutaj, i cili ishte dëbuar nga shteti kanadez, e së shpejti do kthehej në atdhe. Në tentativë për t’iu shmangur dëbimit, 27-vjeçari përshkoi një pjesë të lumit ku ndodhet ujëvara e famshme, Niagara.
Mediat lokale bëjnë me dije se rreth orës 11:45 minuta të darkës më 3 gusht, Kutaj kishte kaluar nëpër oborrin e shtëpisë së një banori vendas duke mbajtur mbi shpinë një çantë të papërshkueshëm nga uji, pasi kishte dalë i lagur nga brigjet e lumit. I riu shqiptar kishte pyetur banorin se “ku ishte rruga”, si dhe ku ndodhej restoranti Brickyard.
Menjëherë, policia e Lewiston është mobilizuar dhe ka gjetur të dyshuarin brenda në Brickyard.