AKTUALITET, 11 Gusht 2019, 14:10

“Memorialë që nuk kanë lidhje me ne nga pazarxhinj pa zemër e pa atdhe”, Petrit Vasili reagon dhe publikon poezinë e poetit të njohur

“Memorialë që nuk kanë lidhje me ne nga pazarxhinj pa


Pas polemikave të shpërthyera ditët e fundit për ngritjen e një memoriali në Tiranë për nder të turqve që humbën jetën gjatë tentativës së grushtit të shtetit në Turqi, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se memorialë të tillë bëhen për pazare nga pazarxhinj “pa zemër dhe atdhe”.

Postimi i plotë:

Per nje memorial per kete epitaf te Ndoc Gjetjes se madh nuk gjendet dot vend.

Vendet ne Shqiperi i kane zene memoriale lloj soj, nga kudo dhe nga askund, per asgje dhe per shumëgjë, qe lidhje me ne nuk kane as me ne dhe as me te shkuaren apo te ardhmen, por thjesht me nje pazar te ca pazarxhinjve pa zemer e pa atdhe, qe shfaqen perzishëm dhe turpshem mes nesh….!!

Poezi nga Ndoc Gjetja :

EPITAF PER VETEN

Ketu prehet ai qe quhej Ndoc Gjetja

i cili pati ardhur gabimisht ne bote

nga vetja e tepruar nxirrte vjersha

dhe gjithe njerezit i quante shoke

Kur pa qe enderra kalkulohej me kompjuter

kur pa se idealet rrezoheshin ne kolltuqe

kur jepte buzeqeshje dhe merrte skermitje

zuri syte me dore dhe vendosi te ikte.

Dhe shkoji e hyri ne manastirin e Unit

te shpetonte shpirtin nga gjuheligat e lehjes

Pastaj e percollen ne banesen e fundit

me shpenzimet falas nga Bashkia e Lezhes.

Ne castin e mbrame nje hene e pergjakur

e puthi ne balle dhe thirri “Nene”

Mos kerkoni te dini per te me teper

se iku sikur te mos kishte qene.