AKTUALITET, 11 Gusht 2019, 15:40

Bajerni dhe Interi arrijnë akordin për sulmuesin, huazim me të drejtë blerje

Bajerni dhe Interi arrijnë akordin për sulmuesin, huazim me të

Dëmtimi i Leroi Sane shkatërroi planet e Bajern Mynih në merkato. Bavarezët kishin vendosur të bënin një investim të sforcuar për të rikthyer sulmuesin në Bundesligë, pas eksperiencës me Shalken. Por, tashmë Sanë duhet t’i nënshtrohet operimit dhe do të jetë jashtë fushave të futbollit për rreth 7 muaj. Kështu, rekordmenët gjermanë kanë hedhur shikimin drejt opsioneve të reja, teksa duhet të zëvendësojnë Riberi dhe Roben në krahët e sulmit.

Ndërkohë, dëshira e trajnerit të Bajernit Niko Kovaç, ishte sulmuesi anësor i Interit, Ivan Perisiç. Kroati ndër të tjera është skarcuar edhe nga trajneri Konte, i cili nuk e shikon adapt për skemat e tij. Bisedimet kanë nisur dhe palët duket se kanë gjetur akordin.

Bëhet fjalë për një huazim njëvjeçar prej 5 milionë euro dhe më pas kampionët e Bundesligës kanë të drejtën e blerjes për 25 milionë euro. Perisiç nuk u përfshi me skuadrën as në ndeshjen e fundit ndaj Valencias, ndërsa ka dhënë miratimin e tij për transferimin, teksa së shpejti do të vijë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes.