AKTUALITET, 11 Gusht 2019, 14:30

Rama uroi me foton e Xhamisë, Forumi i Trashëgimisë zbulon skandalin


Kryeministri Edi Rama uroi festën e Kurban Bajramit duke publikuar foto të restaurimit të një xhamie në Gjirokastër.

“Me këto pamje të punës së bukur për nxjerrjen në dritë të Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër, GËZUAR KURBAN BAJRAMIN", shkruan Rama.

Por Forumi për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore thotë se kupola e xhamisë është tjetërsuar.

Sipas këtij Forumi, po tjetërsohen objektet më përfaqësuese të vendit.

Reagimi i plotë

Ky eshte nje turp – ta mbaje kush e ka bere!

Mire kryeministri se nuk ja ka idene ketyre gjerave, por Instituti i Monumenteve pse ka degraduar deri ne kete pike sa te tjetersoje teknikat shekullore mesdhetare te mbulimit?

Kjo eshte e tmerrshme!

Po tjetersohen objektet me perfaqesuese te vendit dhe eshte hedhur ne plehra Karta e Restaurimit.

Forumi prej vitesh ngulmon qe duhen nderprere restaurimet, dhe te behen vetem punime konsolidimi te monumenteve ne rrezik, pasi ne ate Institut te mjeruar nuk ka me kapacitete profesionale.

(Origjinali)

(E restauruar)