AKTUALITET, 11 Gusht 2019, 15:34

Emri/ I paligjshëm në Itali, shqiptari kapet me drogë

Emri/ I paligjshëm në Itali, shqiptari kapet me drogë

Mediat italiane vazhdojnë të shkruajnë për shqiptarët që edhe pse ilegalisht në vendin fqinj, merren me aktivitet të paligjshëm dhe më i zakonti është ai i trafikut të drogës.

Vetëm në Kromona, gjatë orëve të fundit, janë bërë dy dëbime dhe dy dënime shqiptarësh. Mediat lokale të Kromones bëjnë me dije se në sallë të gjyqit është paraqitur shqiptari Edison Brozi, 27 vjeç.

Ky shtetas, përpos se ka thyer ligjin e emigracionit, është kapur në flagrancë me lëndë narkotike. Karabinierët e kishin vënë re atë duke frekuentuar zona, ku trafikohej kokainë dhe lëndë të tjera narkotike. Brozi ka një histori të veçantë familjare, ku disa anëtarë të familjes i kishte në Shqipëri e disa në Itali.

Ndërkaq, një ditë më herët, karabinierët arrestuan 4 shtetas shqiptarë në Xhenova, si pjesë e një trafiku të kokainës në qytet.