AKTUALITET, 11 Gusht 2019, 16:58

Lukaku e nis me këmbë të mbarë aventurën me Interin, realizon ‘poker’ golash në testin miqësor

Lukaku e nis me këmbë të mbarë aventurën me Interin,

Skuadra e Interit ka zhvilluar një test miqësor paraditen e sotme përballë skuadrës së Virtus Bergamo. Në këtë ndeshje kanë marrë pjesë lojtarët më pak të përdorur nga ndeshja e mbrëmshme me Valencian dhe ata që kishin ngelur në ‘Apiano Xhentile’.

Përballë ishte një kundërshtar i nivelit të ulët, teksa zikaltërit nuk u kursyen por realizuan tetë gola. Megjithatë, ajo që bëri përshtypjes ishin katër golat e shënuar nga sulmuesi i sapo transferuar Romelu Lukaku, i cili hedh poshtë zërat për formën e dobët, edhe pse duhet të konfirmohet në ndeshjet që vlejnë.

Por, gjithsesi të dhënat janë mbresëlënëse dhe trajneri Konte ka bomberin e tij ku mund të mbështesë skemat në sulm. Sakaq, pjesa tjetër e golave u shënua nga mesfushori Vesino dhe i riu Espozito, secili me një dopietë.