TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ndërhyrje kirurgjikale komplekse për trajtimin e një tumori gjigant lateral të hundës është realizuar me sukses në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë QSUT, e cila vlerëson punën dhe bashkëpunimin e ekipit multidisiplinar që u angazhua në trajtimin e pacientit.
Sipas njoftimit, vetëm dy javë pas konsultës së parë në Shërbimin e Otorinolaringologjisë (ORL), pas vlerësimit të plotë të rastit, mjekët përcaktuan strategjinë e trajtimit dhe realizuan ndërhyrjen kirurgjikale.
Në këtë proces u angazhua ekipi i ORL-së, nën drejtimin e shefes së shërbimit, Prof. Dr. Birkena Qirjazi, së bashku me mjekët specialistë Dr. Tedi Minarolli, Dr. Kristi Tata dhe Dr. Arli Kokomani. Pjesë e ekipit ishin edhe mjekët anestezistë Dr. Arbër Gjermeni, Dr. Andi Gjini dhe Dr. Bensar Shuteriqi, si dhe personeli infermieror i sallës operative.
QSUT ka shprehur mirënjohje për të gjithë profesionistët e përfshirë në këtë ndërhyrje, duke vlerësuar përkushtimin, përgjegjësinë dhe bashkëpunimin e tyre. “Pas çdo ndërhyrjeje të suksesshme qëndrojnë dija, përvoja dhe forca e punës në ekip”, thuhet në mesazhin e institucionit.


