TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qyteti është i gatshëm edhe këtë vit për valën verore të vizitorëve dhe banorët po përpiqen të sensibilizojnë të ardhurit, për të evituar mbipopullimin dhe arratisjen e banorëve nga lagjet qendrore të qytetit.
Mbipopullimi veror është një temë e nxehtë prej disa vitesh në Barcelonë. Është absurde që në qendër ka më shumë turistë se banorë – është slogani me të cilin kryebashkiakia Ada Colau fitoi zgjedhjet në 2015. Në shumë lagje popullore, bukëpjekësit dhe berberët ia kanë lënë vendin dyqaneve të suvenireve. Autoritetet lokale kanë hedhur në letër plane të posaçme për menaxhimin e fluksit turistik, por situata nuk ka ndryshuar.
Këtë verë, sipas përllogaritjeve, priten rreth 15 milionë turistë, ose dy milionë më shumë në krahasim me vitin e shkuar, në një kohë kur vetë Barcelona ka pak më shumë se 1 milionë e 600 mijë banorë. Vetë këta të fundit kërkojnë një ndryshim.