AKTUALITET, 11 Gusht 2019, 15:27

Akuzoi Presidentin Trump për racizëm/ Peshkopi katolik ndryshon postimin: Duhej të isha përqëndruar tek çështja, jo tek individi

Akuzoi Presidentin Trump për racizëm/ Peshkopi katolik ndryshon

Në një kohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të përfshira në tensione të vazhdueshme me vendet Perendimore, nuk kanë të mbaruar as akuzat ndaj Presidentit trump për racizëm.

Një peshkop katolik në Teksas, ka akuzuar ashpër presidentin Trump për racizëm.

Fakt ky që nuk është parë vetëm në nëj rast, por dhjetëra zyrtarë të larët të përfshirë në qeverinë amerikane por jo vetëm, kanë hedhur këtë akuzë mbi Presidentin amerikan.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, kryepeshkopi Gustavo Garcia-Siller i San Antonio, Teksas, e quajti Presidentin “një njeri shumë të varfër” dhe i kërkoi atij që “të ndalojë urrejtjen dhe racizmin, duke filluar me veten”.

Por të martën, Garcia-Siller i fshiu këto postime, duke shkruajtur diçka tjetër: “Më vjen keq që komentet e mia të fundit në rrjetet sociale nuk ishin përqëndruar tek çështja, por tek një individ. Ne duhet të lutemi për paqen mes gjithë kësaj dhune që duket se po mposht shoqërinë tonë. Ne duhet të jemi dritë në errësirë,” u shpreh kryepeshkopi.

Nga ana tjetër Trump i bëri thirrje popullit të tij të dënojë racizmin dhe epërsinë e bardhë, por nuk përmendi emigrantët, të cilëve ai shpesh u referohet si “pushtuesit”.