AKTUALITET, 10 November 2026, 11:43

Komisioni 'Xhafaj'/ SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

Komisioni 'Xhafaj'/ SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40

94 punonjës të rinj kërkon SPAK për vitin e ardhshëm, për shkak të rritjes së punës.

Gjatë seancës në komisionin “Xhafaj”, përfaqësuesi i SPAK bëri me dije se 40 hetues duhen për Byronë e Hetimit, 50 OPGJ dhe 4 hetues financiar.

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

“Parashikohet të rekrutohen 40 hetues për byronë e hetimit, 50 oficerë të policsë gjyqësore, dhe 4 hetues financierë. Gjithësej në lidhje me hetimin duhen 94 punonjës të rinj. Rekrutimi i tyre zgjat.

Që në momentin që hapen procedurat, ka pasur shumë kërkesa që fillojnë verifikohen. Vetëm verifikimi i dokumenteve është në një afat të pacaktuar. Sepse njerëzit bëjnë edhe aplikime kot, për të parë se si punohet në dyert e SPAK.

Pas verifikimit, nisin testime, verifikimi i pasurisë, figurës dhe në fund vendoset. Nuk përcaktohen dot afate kohore. Me administratën janë 25 kërkesa për punonjës shtesë”.

Për vitin 2027, SPAK nuk kërkon fonde shtesë, por kërkonë më shumë staf për të plotësuar kërkesat që kanë në ngarkim.

Përfaqësuesi i SPAK gjatë raportimin në komisionin “Xhafaj”, u shpreh se gjatë vitit 2020-2026 fondi për ta ka ardhur duke u rritur. Ai ka bërë edhe një analizë të shpenzimeve të Prokurorisë së Posaçme.

“SPAK nuk paraqet kërkesë për fonde shtesë. Gjatë periudhës 2020-2026 buxheti është rritur si pasojë e rritjes së stafit dhe planit të buxhetit. 608% ka qenë rritja. Rritja më e ndjeshme ka qenë në vitin 2026. Kjo rritje lidhet me plotësimin e detyrave.

Shpenzimet për pagat dhe sigurimet vlera arrin në 814 mln lekë

Shpenzimet për transfertat e huaja 2 mln lekë është plotësuar

Shpenzimet kapitale arrijnë në 66% të planit vjetor.

Grant të përfituar 1 mln lekë dhe fondet janë përdorur për hetimet ndërkombëtare.

Struktura përbëhet nga 339 pozicione për SPAK dhe BKH.

119 pozicione vakante. Proceset e rekrutimit janë në vijim për trë plotësuar strukturën.

25 pozicione të reja, 8 në SPAK dhe 17 në BKH”, tha përfaqësuesi i SPAK.