AKTUALITET, 11 Gusht 2019, 15:56

Gaga akuzohet për kopje të këngës Shallow

Gaga akuzohet për kopje të këngës Shallow

Artistja nëntë herë fituese e çmimeve “Grammy” është goditur me një kërcënim ligjor nga kantautori Steve Ronsen i cili pretendon vetëm disa nota – konkretisht, një vijë me tri nota – në “Shallow” që bazohet në këngën e tij “Almost”, e cila duket se ka më pak se 300 transmetime në SoundCloud. Tri notat – G, A, B – korrespondojnë me ato të këngës “Shallow”.

Ronsen dhe avokati i tij Mark D. Shirian po kërkojnë “miliona e miliona” dollarë në një marrëveshje, duke kërcënuar se do të dalin publikisht me pretendimet e tyre, në një veprim që ekipi i Gagas po e quan si një “shaka e pa kripë”, shkruan Page Six