TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tashmë të gjitha kombëtaret janë duke shpallur listat e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 në muajin shtator ndaj Irlandës dhe Gjibraltarit. Së fundmi, ka qenë Kombëtarja e Zvicrës teksa trajneri Petkoviç ka zbuluar 23 lojtarët e thërritur.
Ndërkohë, surpriza ka qenë refuzimi i ftesës nga Xherdan Shaqiri. Sulmuesi ka menduar në këto çaste t’i dedikohet klubit të Liverpulit, ku edhe si në sezonin e kaluar ka hasur një konkurrencë të madhe për të fituar një vend si titullar në formacionin e trajnerit Jurgen Klop.
Sakaq, pjesa tjetër e listës së helvetëve nuk ka të papritura teksa në të si zakonisht bëjnë pjesë edhe futbollistët me origjinë shqiptare si Ajeti, Mehmedi dhe Granit Xhaka.
