TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy turistëve izraelitë ka ndodhur pak çaste më parë në unazën jugore të Elbasanit. Sipas burimeve nga vendngjarja, mësohet se çifti izraelit ka qenë duke udhëtuar më një motor me targa rumune dhe në rrethana ende të paqarta janë përplasur me një autoveturë.
Turisti është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoqëruesja e tij ka marrë plagë të shumta pasi makina me të cilën u përplasën e ka marrë para duke e zënë poshtë.
Rreth orës 14.15, në Elbasan, mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin F. P, banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin B.U, banues në Elbasan. Në përplasje është përfshirë dhe motoçikleta tip “Honda” me drejtues shtetasin N.S., banues në Izrael, i cili si pasojë e përfshirjen në përplasje është dëmtuar vetë dhe pasagjerja shtetësia M.N., me banim në Izrael, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Elbasan, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.