AKTUALITET, 30 Gusht 2019, 16:49

Dimitrov: Maqedonia e Veriut të vlerësohet e ndarë nga Shqipëria

Dimitrov: Maqedonia e Veriut të vlerësohet e ndarë nga

Nikola Dimitrov, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut gjatë një komunikimi me gazetarët në kryeqytetin e Finlandës është shprehur se shteti i tij duhet të vlerësohet si shtet më vete e ndarë nga Shqipëria.

Kjo deklaratë e Dimitrov vjen pasi Maqedonia e Veriut po përgatitet para hapjes së negociatave për në Bashkimin Evropian.

Pyetjes së gazetarëve në Finlandë, se a ka rrezik për Maqedoninë e Veriut nëse do vazhdojë të vlerësohet sikur është një me Shqipërinë, Dimitrov ka thënë:- “Ky është një proces i bazuar në meritë dhe në këtë proces duhet t’i vlerësosh vendet të ndara. Nuk dua të flas për ‘paketë’. Dy nga dy është mirë, dy është më mirë se një, por gjithashtu mendoj se një është më mirë se zero. Dhe ne nuk kemi luksin të humbasim mundësinë për sukses, jo në Evropë, jo këtë vit”.