TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” në burg dy nga tetë të arrestuarit për falsifikimin e biletave të urbanëve.
Në burg mbetën Lulzim Allaraj dhe Aldi Duka. Ndërkohë, në arrest shtëpie u lanë Ferdinand dhe Anastas Ibrahimi, Klodian Qato dhe Fatos Vrapi. Në “detyrim paraqitje” u lanë Erisa Vora dhe Albana Vrapi.
Gjatë seancës, të akuzuarit kanë mohuar akuzat që Prokuroria ka ngritur kundër tyre. Prokurorja kërkoi në seanca caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për 7 të arrestuar dhe “Detyrim paraqitje” për një tjetër. Sipas Prokurorisë, kompanitë e transportit publik, fusnin në përdorim bileta false që të fitonin nga shitjet.
Konstatimin e biletave false e ka bërë Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, më pas agjentë të tatimeve gjatë kontrolleve kanë sekuestruar bileta që kanë rezultuar se nuk ishin të prodhuara nga kjo shtypshkronje duke bërë kallëzim në polici. nga interceptimi i telefonave, hetuesit kanë konstatuar se administratori Ferdinand Ibrahimi, i ka kërkuar djalit të tij që të zhduk disa dokumente në makinën qe kishin para shtëpisë.
Sipas prokurorisë, nga hetimi, gjithashtu është konstatuar se për të fshehur falsifikimin, kompanitë bënin dublim të biletave, duke i vendosur të njëjtin numër serie si biletat origjinale.