AKTUALITET, 30 Gusht 2019, 18:47

Kapen 20 kg marijuanë në makinën me targa gjermane në Vlorë

Kapen 20 kg marijuanë në makinën me targa gjermane në

Policia e Vlorës ka kapur 20 kilogramë marijuanë në port.

Droga ishte fshehur në sediljen e pasme të një makine tip Benz me targa gjermane.

Makina po tentonte që të futej në portin e Vlorës dhe të kalonte në drejtim të Italisë.

Nga kontrolli rutinë i automjetit efektivët nuk e kanë zbuluar drogën. Sasia e lëndës narkotike u evidentua nga skaneri i automjeteve.

Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit dhe dy pasagjere femra që ndodheshin me të.