AKTUALITET, 30 Gusht 2019, 16:52

Ndryshim radikal: Kahn presidenti i ri i Bayern Munih

Ndryshim radikal: Kahn presidenti i ri i Bayern Munih

Këshilli i mbikqyrjes së Bayern Munih ka nominuar në këshillin e administrimit, për pesëvjecarin e ardhshëm, emrin e Oliver Kahn. Ish-portieri e kapiteni i bavarezëve, 50 vjec, do të marrë vendin e Karl Heinz Rummenigge në presidencë.

Presidenti i këshillit të mbikqyrjes, Uli Hoeness, që do të tërhiqet në fund të vitit, e ka përcaktuar atë të Kahn “një zgjidhje perfekte”. “Oliver ka qenë i rëndësishëm në historinë e klubit tonë. Ka qenë kapiten i Bayern e kombëtares për vite me radhë, ka fituar gati cdo trofe që mund të fitohet. Në përfundim të karrierës ka ndjekur një Master në administrim kompanie, kështu që njeh futbollin, njeh ekonominë e ka brenda Adn e Bayern. Jemi të bindur se është njeriu i duhur për të udhëhequr klubin në të ardhmen”.

“Është një nder i madh për mua”, ka deklaruar Kahn, që në 14 vjet tek Bayern ka fituar tetë tituj në Bundesliga, gjashtë Kupa të Gjermanisë, një Champions League, një Kupë Uefa e një Intercontinentale. Me përfaqësuesen, mes 1994 e 2006, ka totalizuar 86 prezenca, duke fituar Europianin në 1996.