AKTUALITET, 30 Gusht 2019, 17:35

Aksident i rëndë në Korçë, mjeti përplas dy të miturit teksa po kalonin rrugën

Aksident i rëndë në Korçë, mjeti përplas dy

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë. Një automjet ka përplas dy të mitur, teksa po kalonin rrugën. Aksidenti ka ndodhur në lagjen 12 në qytetin e Korçës.

Sipas burimeve paraprake, mësohet se fëmijët përkatësisht 11 dhe 12 vjeç janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.