AKTUALITET, 29 Janar 2018, 16:44

Zjarr në Manastir të Maqedonisë, digjen të gjallë në shtëpi nënë e bir

Zjarr në Manastir të Maqedonisë, digjen të gjallë

Pas fatkeqësisë në Tetovë ku disa ditë më parë nga zjarri humbën jetën pesë anëtarë të një familjeje, në Manastir, zjarri sot i mori jetën nënës dhe të birit 17 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit në rrugën Daveani.

Kryefamiljari i cili në ato momente ka qenë në oborrin e shtëpisë, ka kërkuar ndihmë por fqinjët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë. Shkaktarët e zjarrit ende nuk dihen por supozohet të jetë ngrohësja elektrike ajo që çoi tek fatkeqësia.

Ditë më parë në Tetovë familja Zylbehari humbi 5 anëtarë në zjarrin i cili kaploi shtëpinë e tyre. Shkaqet e vdekjes së Fatime Zylbeharit dhe katër fëmijëve të saj ende nuk janë mësuar. /Alsat.M/nuk kishte destinacion final por endej rrugëve.

/TPZ.AL/