TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
"Stacioni" ka bërë të mundur prangosjen e një personi, akuzuar për shpërndarje të lëndës narkotike.
Arrestohet në flagrancë një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla të llojit "Heroinë".
Më datë 29.01.2018, nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Dvp.Berat, pas informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
·Stavri Mice, 33 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim” Berat.
Arrestimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi gjatë kontrrollit fizik që ju ushtrua nga shërbimet e policisë në lagjen "Kushtrimi", pranë stacionit të autobusave urban, i'u gjet dhe sekuestrua në cilsinë e provës materiale 11 doza, të ndara në qese të vogla, e dyshuar lëndë narkotike e llojit Heroinë.
Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi i'u gjet një sasi prej 60 kokrra të dyshuara si fara të bimës Canabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndve narkotike” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal./TPZ.AL