TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Apelit në Shkodër nuk ka pranuar zëvendësimin e masës së sigurisë për Frederik Tatën, i akuzuar për prostitucion.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Apeli vendosi mospranim të ankimit të Tatës, duke lënë kështu në fuqi vendimin e shkallës së parë “arrest me burg”.
Mësohet se në sallën e gjyqit Frederik Tata ka kundërshtuar këtë vendim duke thënë se është i pafajshëm.
Tashmë pritet që çështja të shkojë edhe njëherë në Gjykatën e Shkallës së Parë ku do të zhvillohet gjyqi i themelit për të akuzuarin.