TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E kishte bërë planin pa “policinë”.
Një 37-vjeçar nga Vlora, E.A, por me pasaportë izraelite, arriti të vjedhë me forcë tetë aparate celularësh në një dyqan në Paskuqan, duke shtyrë shitësen me forcë, por pas telefonatës së kësaj të fundit në numrin 112, hajduti u arrestua nga skuadra “Shqiponja”.
Teksa pa, që po ndiqej nga policia, grabitësi i hodhi në rrugë aparatet, duke vazhduar rrugën me vrap, por u prangos në patrullat e policisë së Komisariatin e Policisë Nr 5 Tiranë.
Sipas njoftimit të Policisë, E.A. kishte hyrë në Shqipëri dy javë më parë dhe sipas informacioneve nuk kishte destinacion final por endej rrugëve.
/TPZ.AL/