TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati i Nezar Seitit, pjesë e dosjes “Habilaj”, ka kallëzuar sot prokurorët e krimeve të Rënda. Ai akuzon prokurorët se nuk kanë marrë asnjë masë pas njoftimit që ai ka bërë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për ekstradimin e klientit të tij.
“Krimet e Rënda nuk morën asnjë masë pas njoftimit”, shprehet Detar Hysi, avokati i Nazar Seitit.
Detar Hysi, avokati i Nezar Seitit, i cili tashmë është ekstraduar në Itali, u shpreh dje se Prokuroria e Krimeve të rënda ka tejkaluar kompetencat në masën e dhënë ndaj klientit të tij. Sipas tij, drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, ka shpërdoruar detyrën. Ndërsa së shpejti, ai thotë se do të bëhet kallëzim penal ndaj tij dhe dy prokurorëve të çështjes. Prokurorë të kësaj çështjeje janë Vladimir Mara dhe Dritan Preçi.
“Prokuroria e Krimeve të Rënda ka tejkaluar kompetencat duke caktuar masë sigurimi me indicie të marra nga përgjimet italiane dhe jo me prova e fakte të ndodhura në shtetin tonë. Nuk e ka vlerësuar me objektivitet dhe në përputhje me ligjin këtë çështje. Drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka shpërdoruar detyrën duke tejkaluar çdo kompetencë. Së shpejti do bëhet kallëzim për ndjekje penale për drejtuesin e Prokurorisë dhe prokurorët e çështjes. Duke shkelur liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, konkretisht nenin 5, 6, dhe 13 të kësaj konvente. Duke privatizuar institucionin”, shprehet avokati Detar Hysi./TPZ.AL