AKTUALITET, 29 Janar 2018, 12:33

Kandidatët për KLP dhe KLGJ, debate në komision për listën, tërhiqet Visha

Kandidatët për KLP dhe KLGJ, debate në komision për

Pas rrëzimit të listës së parë të kandidatëve jo gjyqtarë dhe jo prokurorë, për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ditën e sotme është mbledhur nën komisioni ad hoc, për të hartuar listën e re.

Mbledhja është shoqëruar me debate të ashpra mes anëtarëve të opozitës dhe pozitës, ndërsa njëri prej kandidatëve, avokati i njohuri Saimir Visha është tërhequr nga gara.

Debatet

Ulsi Manja: Sipas ligjit ne duhet ta ribëjmë listën. Kemi detyrimin të përgatisim një listë të re nga e para për seancën plenare. Sekretari i Përgjithshëm ka sjellë një memo për Altin Hazizin. Saimir Visha ka hequr dorë nga kandidimi për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Nuk do të jetë pjesë e shortit.

Letra e Saimir Vishës: Nuk dua të jem pjesë e një procesi pa dakordësi politike

PD, Bylykbashi: Lista që rrëzoi Kuvendi ishte e pa pranueshme, proces i korruptuar politikisht. Po e riktheni çorbën e prishur. Janë po këta kandidatë. Visha një nga kandidatët e paktë pa probleme largohet. I bën nder atij në këtë proces të korruptuar. Ministrja e Drejtësisë dhe Prokurorja e Përkohshme i bënë dhuratë Ramës dhe Tahirit, heqjen nga duart të dëshmitarit kyç të dosjes së Habilajve./TPZ.AL