TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti më i ri i Partisë Demokratike, ka qenë i ftuar në televizionin News 24, për të komentuar protestën e opozitës. Sipas Balliut, protesta ishte masive sepse në të nuk morën pjesë vetëm demokratët, por edhe njerëz që dikur kanë votuar Partinë Socialiste. Balliu tha se protesta u bë sepse kërcënohet siguria kombëtare.
"Protesta ishte masive, sepse bëhej fjalë për sigurinë kombëtare. Pjesëmarrja masive, tregon se nuk ishte për nje parti të caktuar. Atje ka patur edhe njerëz që deri dje votonin partinë socialiste, por sot janë zhgqnjyer për shkak të skandaleve. Ora tani ka filluar të ecë mbrapsht për këtë qeveri. Ajo protestë, shënoi fillimin e zgjidhjeve të problemeve të shqiptarëve. Betejë totale, në parlament, në komisionë, në sheshe."
Balliu foli edhe për, të përjashtuarit e PD-së, duke u shprehur se ata janë bashkuar rreth idesë, se protesta ishte në mbrojtje të sigurisë kombëtare.
"Protesta, fshiu edhe zërat për përcarje brenda PD-së. Të përjashtuarit, erdhën si njërëz që i bashkohen idesë, se protesta ishte për çështje kombëtare. Qeveria nuk ngjall shpresë, vetëm PD ngjall shpresë dhe Lulzim Basha."
/TPZ.AL/