Clinton tallet me Trump: Presidenti ka frikë nga helmimi, prandaj ha McDonlads...
TPZ
Ish kandidatja për presidente, Hillary Clinton, është shfaqur në një reklmë, gjatë transmetimit të çmimeve Grammy në SHBA. Clinton, sëbashku me disa këngëtarë dhe njerëz të show bizz, kanë lexuar disa fragmente nga libri "Fire and Fury", i cili portretizon presidentin Trump, si një person të shkujdesur, të palexuar dhe të paaftë për të drejtuar vendin.
Clinton ka lexuar këtë pasazh:
"Ai kishte një frikë të hershme, se donin ta helmonin. Kjo ishte një nga arsyet përse i pëlqente të hante McDonalds. Askush nuk e dinte që ai po paraqitej në lokal dhe ushqimi ishte i parapërgatitur".
Menjëherë ka ardhur reagimi nga ekipi i Trump, i cili ka kritikuar këtë reklamë. Trump e ka quajtur librin e shkrimtarit Michael Wolff, "fake news", siç bën shpesh me të gjitha gjërat që nuk i pëlqejnë.