AKTUALITET, 29 Janar 2018, 15:57

Zv/Presidenti i UEFA-s, vizitë në Tiranë pak ditë përpara zgjedhjeve në FSHF

Zv/Presidenti i UEFA-s, vizitë në Tiranë pak ditë

Zëvendës presidenti i UEFA-s, pritet të vizitojë Tiranën, ditën e enjte. Grigori Surkis, do të takohet me krerët më të lartë të shtetit duke filluar nga Preisdenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.

Nuk dihet cila është arsyeja e vizitës së tij, por kjo vizitë vjen pikërisht në një kohë kur po zhvillohet fushata për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku garojnë presidenti aktual Armando Duka dhe Bashkim Fino. Surkis, do të vijë në Tiranë, në datën 1 Shkurt, ndërsa zgjedhjet për kreun e FSHF-së, pritet të zhvillohen në datën 7 Shkurt.

UEFA ka patur një qëndrim të ashpër ndaj tentativave, për ndërhyrjen e politikës në çështjet e futbollit dhe pritet që ky mesazh të përcillet edhe gjatë vizitës së Surkis. Nga ana tjetër, të dy kandidatët, kanë lëshuar akuza ndaj njëri tjetrit, lidhur me tentativat për manipulimin e zgjedhjeve.

/TPZ.AL/