AKTUALITET, 29 Janar 2018, 13:52

Deputeti jep alarmin: Sistemi i bllokuar, recetat elektronike mungojnë

Deputeti i ri i PD në legjislaturën e re, Bardh Spahia ngre alarmin se prej disa orësh është bllokuar sistemi për recetat elektronike në qendra shëndetësore në Tiranë.

Spahia shkruan në Facebook se kjo situatë është prezente prej disa orësh dhe si pasojë ka shkaktuar radhë pa fund të pacientëve.

“Koleget në mbarë Tiranën me informojnë se prej disa orësh receta elektronike nuk funksionon duke sjellë radhë pafund dhe pengesa në pajisjen e të sëmurëve kronikë me barnat e domosdoshme.

Show i shëndetsisë falas vazhdon....”, shkruan Spahia./TPZ.AL

baerdh.jpg